“Nuk do të ndalemi”, Kompany-Kane: Duam të tjerë trofe

Në sezonin e tij të dytë në krye të Bayern Munich, Vincent Kompany fut në “xhep” trofeun e tij të tretë, 2 tituj në Bundesligë, plus një Superkupë. Të paktë ishin ata që besonin se tekniku belg do të ngjitej kaq shpejt në nivele të tilla, por Kompany rezultoi një goditje e vërtetë pasi e ka shndërruar Bayern në një makineri të vërtetë golash, një skuadër që zhvillon një futboll spektakolar, shumë ofensivë. Kompany festoi si i çmendur përballë tifozëve, pasi për të çdo trofe është sikur të jetë i pari:

“Për mua çdo trofe është i veçantë, është sikur të fitosh për herë të parë. Kam shumë emocione, por ky nuk është një problem, kushdo që më njeh e di se si i përjetojë ndeshjet. Kemi shifra të shkëlqyera, por asgjë nuk ka përfunduar, nuk dua të ndalem këtu, ka ende trofe të tjerë në lojë, u shpreh Kompany.

I emocionuar dhe i lumtur u shfaq edhe Harry Kane, fundja me të drejtë, pasi deri në moshën 30 vjeçare nuk kishte fituar asnjë trofe të rëndësishëm në karrierë, por historia ndryshoi totalisht që nga dita kur u transferuar te Bayern Munich. Tani Harry Kane numëron titullin e dytë në Bundesligë:

“Ka qenë një sezon fantastik për ne, për më tepër për mënyrën se si i mbyllëm llogaritë me titullin, me kaq shumë gola të shënuar. Kjo është një meritë e djemve, nuk e kemi ulur ritmin që nga dita e parë. Kemi ende shumë ndeshje për të luajtur, jemi ende në garë për trofe të tjerë, kemi ende mundësi për t’u bërë kampion”, u shpreh Harry Kane i cili kapi kuotën e 32 gola vetëm në Bundesligë.

Së bashku me Diaz dhe Olise, të tre së bashku kanë kontribuar në 94 gola/asiste këtë sezon vetëm në Bundesligë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×