Arbeloa-n e pret shkarkimi, Perez fut “Specialin” në listën e dëshirave

Reali po shkon drejt sezonit të dytë radhazi pa trofe, një përfundim i hidhur që nuk është pritur mirë nga presidenti Perez, me këtë të fundit që së bashku me stafin e tij kanë nisur të projektojnë një revolucion të fortë në Madrid. I pari nën akuzë ka përfunduar trajneri Arbeloa, me këtë të fundit që praktikisht firmosi shkarkimin e tij pas eliminimit përballë Bayern Munich. Jo vetëm ky eliminim, mbi trajnerin rendon shumë edhe mënyra se si menaxhoi grupin duke dalë shpejt nga gara edhe në La Liga.

Bosi i Real Madrid ka përpiluar një listë dëshirash për pasuesin e tij në krye të Real Madrid. Këtë periudhë, në mediat kanë qarkulluar shumë emra të rëndësishëm, trajnerë “big” , por çdo gjë momentin është në rrafshin e sondazheve.

E përditshmja portugeze Record sjell një version të ri duke përfshirë në këtë listë edhe një ish trajner të famshëm, Jose Mourinho. Në sytë e Perez, ekipit në këto momente i duhet një “gjeneral”, një trajner me peshë për të menaxhuar një grup jo të lehtë, diçka që Arbeloa dështoi ta bënte. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që emri i “Specialit” lidhet me një rikthim të mundshëm në Madrid.

Jo vetëm Mou, gjithnjë sipas Record, në listën e Perez janë përfshirë së fundmi edhe dy trajnerë shumë të njohur, Pochetino dhe Deschamps, të dy të angazhuar në Botërorin “FIFA2026” në krye të SHBA dhe Francës. Emri i Deschamps ka fituar shumë kuota këtë periudhë pasi sipas mediave në Spanjë tekniku francez po sponsorizohet fuqishëm nga Kylian Mbappe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×