Ekskluzive/ Urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe i kërcënonin, “Në Shënjestër”: SPAK sekuestro 39 pasurive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal,  Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, në News24, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit dhe ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ndërsa, Ermal Beqirit i janë vënë nën sekyestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.

Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërgiqeshin nga tenderat.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×