
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku ka patur përplasje me armë zjarri në mes të qytetit.
Gazetarja e News24, Brikena Metaj, raporton se ka humbur jetën Endri Goxhaj, 33 vjeç i njohur me pseudonimin “supe”.
Ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar me shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori D.N. i cili e ka qëlluar me armë zjarri para lokalit të S.K. afër qendrës së Memaliajt.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit i cili ka ikur në drejtim të paditur.
and then