De Laurentiis ka gati planin B, Sarri ose Mancini në vend të Conte-s

E ardhmja e Contes në krye të Napoli nuk është aspak e sigurt, jo vetëm për faktin që Conte joshet nga ideja për t’u rikthyer në stolin e Italisë, por janë edhe shumë detaje të tjera në raport me Napolin që e bëjnë të paqartë të gjithë tablonë. E sigurt është që në fund të këtij sezoni, Conte do të takohet me presidentin De Laurentiis për të vendosur në lidhje me sezonin e ri, por në Napoli zërat për një largim të Conte-s në fund të këtij sezoni po shtohen gjithnjë e më shumë.

Pak vite më parë, De Laurentiis u “dogj” në një situatë të ngjashme, me Spallettin që u largua në mënyrë të papritur edhe pse sapo kishte fituar titullin në Serie A.

Përballë një situatë të tillë, sipas “Il Mattino”, presidenti De Laurentiis po planifikon një plan B, po mendon për pasuesin e Conte-s nëse ky i fundit vendos të largohet. E përditshmja italiane zbulon dy të preferuarit për t’i besuar stolin e Napolit, Sarri dhe Mancini.

“Komandanti”, ashtu siç Sarri njihet në Napoli, ka lënë një shije të mirë. Sa herë është rikthyer në Napoli si rival është pritur mirë nga tifozët. Roberto Mancini është pa diskutim një emër që josh jo pak, një trajner me një eksperiencë shumë të madhe, për më tepër fitues, si në Itali, Angli, por edhe në krye të ekipit përfaqësues. Në çdo rast, fjalën e fundit pritet ta ketë Antonio Conte, pasi dëshira e De Laurentiis është të vijë me teknikun nga Leçe.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×