
Skuadra e Leicester City ka zbritur zyrtarisht në League One, ose kategoria e 3 në futbollin anglez. Barazimi 2-2 ndaj Hull City vulosi matematikisht rënien e “dhelprave” në një kategori më të ulët, duke shënuar një tjetër kapitull të errët për klubin anglez.Kjo ishte zbrita e dytë radhazi nga kategoria për këtë skuadër, e cila dy sezone më parë ishte pjesë e elitës së futbollit anglez.
Një situatë e rëndë për një skuadër që vetëm pak vite më parë shkruante historinë në futbollin anglez, teksa fitoi titullin kampion në sezonin historik në drejtimin e Claudio Ranierit, ndërsa tani përballet me sfidën e rikthimit nga kategoritë e ulta.
Drejtuesit kanë reaguar menjëherë, duke vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Gary Rowett, ndërsa janë zotuar se do të nisin menjëherë nga puna për ringritjen e skuadrës.
and then