
Një operacion i gjerë policor, i koduar “Final”, është mbyllur në Tiranë pas tre muajsh hetime intensive nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Gjatë aksionit janë goditur disa grupe të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa në total janë identifikuar 36 persona që vepronin individualisht ose të organizuar.
Për 15 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 5 të tjerë janë vënë në pranga më herët gjatë hetimeve. Ndërkohë, 16 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Si rezultat i operacionit, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe pasuri të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Konkretisht, janë bllokuar mbi 60 kg kanabis, rreth 2 kg kokainë, 4 armë (një pistoletë dhe tre armë gjahu), si dhe shuma të mëdha parash: 121 mijë euro, 60 milionë lekë dhe 5000 paundë.
Njoftimi
Tiranë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Final”.
Goditen disa grupe që shitnin lëndë narkotike.
Identifikohen 36 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 pjesëtarë të grupit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 16 të tjerëve.
5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 3 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-A. Sh., 31 vjeç; I. B., 66 vjeç; V. A., 29 vjeç; Xh. Gj(B)., 26 vjeç; J. I., 28 vjeç; E. O., 47 vjeç; A. Ç., 42 vjeç; A. G., 41 vjeç; K. N., 26 vjeç; A. C., 21 vjeç; S. D., 32 vjeç; E. M., 29 vjeç; E. H., 25 vjeç; E. I., 30 vjeç; G. H., 37 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C..
16 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then