Vrasja e të riut në Memaliaj/ Dy grupet rivale përplasje me armë pas sherreve për drogën, disa të shoqëruar

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, mbrëmjen e së martës në Memaliaj në Tepelenë.

Në kërkim policia ka shpallur 2 vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht Donaldo dhe Marjaldo Nela.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë më 2 grupe dhe nga të 2 grupet ka pasur shkëmbim zjarri, ku për pasojë i plagosur mbeti edhe vëllai i 2 autorëve, Dali Nela.

Burimet bëjnë me dije se konfliktet midis grupeve kanë qenë të hershme, dyshohet për lëndë narkotike.

I dyshuari Donaldo Nela është person me precedent penal, i përfshirë në trafik droge, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi që ai bënte pjesë është goditur në 2018-ën nga Policia e Sarandës. Ai po ashtu, rezulton i hetuar edhe si autor i një grabitje të një pike të këmbimit valutor në Tepelenë.

Mësohet se i plagosuri Dali Nela, sipas burimeve, është dhëndërr te fisi Kalemi.

Si dëshmitarë okular dhe persona që mund të kenë dijeni për konfliktet midis grupeve janë shoqëruar disa, të cilët me dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për të dokumentuar ngjarjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×