
Kontrata e Goretzka me Bayern Munich po skadon dhe do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Shumë klube të mëdha po ndjekin lojtarin, por në orët e fundit, Milan ka qenë skuadra që ka përparuar më shumë në diskutimet me lojtarin, në lidhje me një transferim të tij.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Milan po mendon që t’i ofrojë mesfushorit një kontratë prej 5 milionë eurosh neto në sezon dhe një marrëveshje të vlefshme deri në 30 qershor 2029. Goretzka me Bayern luan prej vitit 2018, periudhë në të cilën erdhi nga skuadra e Schalkes.
and then