
Trabzonspor siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, pasi eleminoi Samsunspor. Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa për fituesin u nevojit goditja e penalltive. Trajneri i Trabzon, Tekke vendosi që të aktivizojë Muçin në minutën e 72-të dhe gjatë goditjes së 11-metërshave, Muçi do godiste i pesti.
Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar kështu në festë tifozërinë. Pas sfidës, paraqitja e lojtarit u vlerësua me notën 7.9. Trabzonspor ende nuk e ka vendosur nëse do blejë apo jo kartonin e Muçit.
and then