Pse nafta në Kosovë kushton më pak se në Shqipëri? Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: Na rëndon barra fiskale, ndaj paguajmë më shumë

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën e tregut në Shqipëri dhe ndikimin e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbi çmimet e karburanteve.

Biba u ndal veçanërisht te çmimi i naftës, duke theksuar se ndonëse në vende si Italia rritja e çmimeve ka qenë më e shpejtë, në Shqipëri pesha kryesore që mban çmimet e larta lidhet me barrën fiskale.

Sipas tij, taksat dhe detyrimet fiskale përbëjnë rreth 55-60% të çmimit të naftës në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston për konsumatorët.

Ai solli në vëmendje edhe krahasimin me Kosovën, duke theksuar se një pjesë e madhe e karburanteve që tregtohen atje furnizohen nga Shqipëria, por megjithatë çmimet rezultojnë më të ulëta.

“Afërsisht 70% e karburanteve në Kosovë shkojnë nga Shqipëria. Si ka mundësi që atje është më lirë? Përgjigja është e thjeshtë: barra fiskale është më e ulët atje,” u shpreh Biba.

Sipas kreut të Autoritetit të Konkurrencës, diferencat në nivelin e taksave mes vendeve të rajonit janë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimet finale për qytetarët, pavarësisht zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×