SPAK zgjati me 3 muaj afatin e hetimeve për Ballukun/ “Për herë të parë u prek sistemi!”, Lala: Ja kur vendoset për fatin e ish-zv.kryeministres

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mbi zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, SPAK ka vendosur të shtyjë me 3 muaj afatin e hetimeve për këtë çështje, duke e çuar në total në 9 muaj. Vendimi është marrë për shkak të kompleksitetit të dosjes, ku përveç Ballukut janë nën hetim edhe disa zyrtarë të tjerë.

Gazetarja bëri të ditur se prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë për të analizuar një numër të madh pajisjesh elektronike dhe celularësh, të cilat konsiderohen kyçe për zbardhjen e plotë të çështjes. Ajo theksoi gjithashtu se Balluku ka të drejtë ligjore për të ankimuar vendimin për shtyrjen e afatit të hetimeve. Një e drejtë e tillë u takon jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë të përfshirë në hetim. Megjithatë, deri më tani, sipas Lalës, nuk ka një hap të tillë nga ana e saj drejt gjykatës.

Në analizën e saj, Lala e cilësoi këtë çështje si një nga më të rëndësishmet që ka përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe mazhorancën socialiste, duke shtuar se për herë të parë preket një zyrtare kaq e lartë në detyrë.

Sipas saj, dyshimet lidhen me paracaktim tenderash dhe një sistem të organizuar korruptiv brenda institucioneve, ku bëhet fjalë për shuma të mëdha parash publike. Ajo përmendi edhe përfshirjen e ish-kreut të ARRSH-së, i cili dyshohet se ka ndërmarrë veprime për të ruajtur prova në mënyrë të dyshimtë.

“E kemi raportuar këtë lajm ditën e enjte, ku SPAK vendosi që të zgjasë me 3 maj hetimet për Ballukun. Prokurorët kërkojnë më tepër kohë për hetimet për çështjen në fjalë pasi përveç Ballukut janë nen hetim dhe disa zyrtarë të tjerë. Ka shumë celularë dhe pajisje kompjuterike që të këqyren. Me këtë argument, prokurorët pretendojnë që të shtyhet afati. Shkon në 9 muaj ky afat. Në përfundim të afatit 3 mujor do të vendoset për faktin e Ballukut. Ajo ka të drejtë që të ankimojë këtë shtyrje të afatit nga ana e SPAK. Ka raste kur personi i pandehur, ose jo vetë zonja Balluku, por dhe bashkëtëpandehur të tjerë, mund ta ankimojnë këtë kërkesë. Deri tani nuk ka ndodhur. Zonja Balluku nuk i është drejtuar gjykatës për një veprim të tillë. Për herë të parë u prek sistemi, pasi është një zv.kryeministre që dyshohet për paracaktim te tenderave. Pra garat ishin fikitive, pasi preken paratë e shqiptarëve. Se si vendosjen për një vepër infrastrukturore vendosjen me një të rënë të lapsit. Balluku në bashkëpunim me ish-kreun e ARRSH, bënte veprime të frikshme. Ky i fundit ruante dhe në mënyrë të frikshme provat. Është ndoshta çështja që ka përplasur më së shumti prokurorinë e Posaçme dhe maxhorancën socialiste, kryesisht kryeministrin. Do të konsiderohet një finale e suksesshme nëse zonja Balluku do të ndëshkohet nga drejtësia dhe do të ketë një vendim fajësie. Zonja Balluku është zyrtarja më e lartë që është prekur teksa ka qenë në detyrë dhe janë ngritur akuza të rënda ndaj saj. Bëhet fjalë për mln euro në lojë, për paracaktim të tenderave, sistem korruptiv të ngritur brenda institucioneve. Kurse te AKSHI, përfshihet dhe bota e krimit. Është tjetër tipologji.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×