
Mbrojtësi Albian Hajdari ka rinovuar kontratën me Hoffenheim. Lojtari dardan do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2031.
“Ndihem shumë mirë në Hoffenheim. Kur u transferova këtu gjatë verës, kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohej. Dua të vazhdoj të kontribuoj në këtë zhvillim pozitiv dhe suksesin e ekipit”, – tha ai. 22-vjeçari, në sezonin e parë me Hoffenheim ka luajtur 26 ndeshje. Futbollisti numëron 1 gol dhe 1 asist.
and then