
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në Kavajë për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, duke finalizuar operacionin e koduar “Fast”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe arrestuar një 32-vjeçar.
Shtetasi F. Rr., banues në Kavajë, u kap në lagjen nr. 2 të qytetit, teksa lëvizte në këmbë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
and then