Tiranë/ Theu arrestin në shtëpi dhe vodhi në dy banesa, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “Again”, duke vënë në pranga një 22-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale.

Sipas policisë, shtetasi K. V., banues në zonën e Astirit, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se gjatë ditëve të fundit ka kryer vjedhje në dy banesa.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit që drejtonte 22-vjeçari, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi. Pas ndjekjes policore, ai është kapur dhe ndaluar.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale të vjedhjes.

Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të ketë vjedhur shuma parash në dy banesa në datat 22 dhe 23 prill 2026, ndërsa policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×