VIDEO/ Eurogol i Uzunit, sulmuesi kuqezi shkëlqen në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është rikthyer të shënojë me Austin. Sulmuesi kuqezi dyfishoi shifrat në minutën e fundit të shtesës në pjesën e parë ndaj Houston Dynamo. Pasi Torres fitoi një goditje dënimi pranë zonës dhe Rosales i dha një pasim Uzunit, ky i fundit gjuajti një top të fuqishëm. i cili u devijua dhe shkoi në rrjetë. Në minutën e 35 uzuni ju afrua një tjetër goli, por u ndal nga shtylla, megjithatë sfida përfundoi në shifrat 2-0 për Austin. 30-vjecari u rikthye në formacionin titullar, pasi mungoi në humbjen 5-1 të së mërkurës ndaj San Jose.

Aktualisht Uzuni ka finalizuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste këtë sezon. Ndërkohë në fundin e takimit, sulmuesi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” duke u vlerësuar me notën 8.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×