Vora, trajneri Bellai: I lumtur për ekipin, treguam se vlejmë

Tekniku i Vorës, Bellai komentoi fitoren 0-2 ndaj Egnatias.

“Në radhë të parë dua të përgëzojë çunat. Jam i lumtur për ta. Jemi rritur shumë, lojtarë tanë japin shpirtin në fushë. Kemi bërë ndeshje të shkëlyqer, kemi përfituar në ndeshjen që Egantia pati në Kupë.

Goli i shpejtë ndikoi, sepse ka të bëjë me anën psikologjike. Kemi shumë lojtar besimtar në ekip dhe ne themi: ‘Zoti para, ne pas’. I vendosëm në vështirësi me presion ultra-ofensiv që në fillim, e cila na dha rezultat, bëhet fjalë për pjesën e parë. Prisnim që Egnatian të luante 3-5-2 dhe kështu ndodhi.

Kur Egnatia u bë me 4-të mbrapa, e kishim më të thjeshtë. Mos të harrojmë se kë ekip kishim përballë, një prej skuadrave më të mira në Superiore, aty ku suksest e tyre gjatë këtyre viteve flasin vetë. Çunat janë shumë të qetë, presidenti tha që ne të bëjmë lojën tonë. Edhe sikur të humbisnim, nuk ishte problem.

Egnatia është ekipi më i mirë në Shqipëri. Jemi në të njëjtënë kuotë pikësh me Tirannën. T’i marrim ndeshjet me radhë. Dueli i radhës është me Elbasanin, tani fokusi kalon aty.

Egnatia në pjesën e dytë kishte 4 raste të pastra për gol, u nervozova për aksionet individual që ndërmorëm, jo kolektivë. Ishte më mirë kur luanim ndeshjet jashtë, se sa brenda. Bëmë gabim që u kaënaqëm me fushën tonë. Të vzhdojmë me kokën poshtë”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×