Asist në Skoci, kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë (VIDEO)

Sabah Kerjota, djaloshi i dalë nga akademia e Vllaznisë, po jeton një ëndërr në elitën e futbollit skocez, me skuadrën e Hearts, që kryeson kampionatin dhe është shumë pranë fitimit të titullit kampion.Skuadra e talentit shqiptar, arriti një fitore të artë pasditen e sotme ndaj Hibernian me rezultatin 1 me 2, ku protagonist u bë edhe 24-vjeçari.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 86-të, asistoi për golin e fitores të shënuar nga Spital.Ky ishte asisti i dytë në 17 aktivizime në kampionat për shqiptarin. Kerjota u largua nga akademia e Vllaznisë që në moshën 17-vjeçare në vitin 2018, për të provuar skuadra të ndryshme në futbollin italian në nivel akademish e më pas me skuadrat e të rriturve. Në sezonin e kaluar, sulmuesi anësor spikati me Sambenedeteze në Serinë D, duke qenë autor i 10 golave dhe 13 asisteve, që ndihmuan këtë ekip të ngjitej në Serinë C, teksa falë performancës së tij arriti të transferohej te skocezët e Herats, ku është shumë pranë fitimit të titullit kampion.

Skuadra e tij kryeson me 73 pikë, 3 më shumë se Sëlltiku i vendit të dytë, dhe 4 më shumë se Rejnxhërs që mban vendin e tretë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×