“Makina nga e cila u qëllua Kreshnik Mujeci, u përdor për një ngjarje kriminale në Shkodër”, Lala: Policia identifikoi shpejt autorët

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin që ndodhi të dielën në Balldren të Lezhës, ku u vra Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

E ftuar në “Studio 24”, gazetarja Klodiana Lala, tha se automjeti i përdorur në atentat dyshohet se është përdorur më herët edhe në një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Ajo përgëzoi punën e bërë nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ku u bë e mundur identifikimi  shpejt i autorëve të dyshuar të ngjarjes.

“Një prej personave të shpallur në kërkim rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe në një rast tjetër në Shkodër, ku dyshohet se ka kanosur dhe ka tentuar vrasjen e një personi tjetër, duke përdorur të njëjtën makinë”, tha Lala.

Gazetarja Lala tha se Mujeci ishte person me precedentë penalë dhe më herët ishte denoncuar edhe për dhunë në familje nga prindërit e tij.

Klodiana Lala: Policia e shtetit ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar dhe ka një detaj interesant. se një nga personat e shpallur në kërkim  ka qenë i dyshuar për një ngjarje në Shkodër dhe personin që ka kanosur dhe ka tentuar ta vrasë atje e ka gjurmuar me të njëjtën makinën me të cilën vrau Kreshnik Mujecin dhe gruan e tij. Prindërit e kishin denoncuar për dhunë në familje. Ishte person me precedent penalë dhe i vështirë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×