
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Pick pocket”, duke zbardhur tre raste vjedhjeje dhe duke vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë dy shtetas me precedent penal për këtë vepër penale. Në pranga ranë A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier.
Sipas hetimeve, dy të arrestuarit janë kapur në flagrancë pasi më datë 25 prill 2026 dyshohet se i kanë vjedhur celularin shtetasit S. P., banues në Sarandë.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë edhe të dy rasteve të tjera të vjedhjes, konkretisht më 19 prill 2026 dhe 28 janar 2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të qytetit, ku u kanë marrë portofolat me shuma parash dy qytetarëve të tjerë.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
and then