VIDEO-FOTO/ Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike. Plagoset drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.

I plagosuri është një 22 vjeçar, Endri Cenodemaj i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×