E ardhmja në pikëpyetje/ Dilemat për Muçin, situata e sulmuesit kuqezi te Trabzonspor

E ardhmja e Ernest Muçit është në ajër. Sulmuesi, i cili aktivizohet te Trabzonspor si i huazuar nga Besiktas, po pret të mësojë fatin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Turqi, Trabzon ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do blejë kartonin e Muçit apo jo.

“Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e Muçit në klub. Ndërsa ka mendime të ndryshme brenda menaxhmentit në lidhje me blerjen përfundimtare të lojtarit. Së fundmi, është mësuar se nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar me Besiktasin për këtë temë”- shkruan media turke.

Kujtojmë se lojtari kuqezi ka opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh, i cili, nëse paguhet, do t’i lejonte Trabzonsporit të të nënshkruante me Muçin një kontratë deri më 30 qershor 2029.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×