
Mbrojtësi brazilian Éder Militão nuk do jetë i disponueshëm për Botërorin, pas një dëmtimi serioz që ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale.
Klubi i Real Madrid ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se lojtari iu nënshtrua me sukses operacionit për shkak të këputjes së tendinës në këmbën e majtë.
Los Blancos bëjnë me dije se ndërhyrja ka shkuar sipas planit dhe tashmë mbrojtësi pritet të nisë fazën e rehabilitimit në ditët në vijim.
Militao ka luajtur 38 ndeshje për Brazilin që nga debutimi i tij në vitin 2018 dhe mungesa e tij do jetë e rëndësishme për skemat e trajnerit Ancelotti.
and then