
Ish-ministri i Energjisë, Gjergj Bojaxhi, ka komentuar marrëveshjen energjetike dhe projektet infrastrukturore në vend, duke hedhur kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të tyre dhe mungesës së, sipas tij, një strategjie të qartë ekonomike.
Duke iu referuar debateve për projektet hidroenergjetike, përfshirë Skavicën, Bojaxhi u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të hidrocentraleve, por theksoi se shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e transparencës në proceset vendimmarrëse.
Sipas tij, një problem i vazhdueshëm mbetet fakti se “zërat kritikë nuk dëgjohen mjaftueshëm”, duke kërkuar më shumë debat publik dhe hapje të institucioneve ndaj opinionit profesional dhe qytetar.
Ai solli në vëmendje edhe ide të mëparshme për zhvillimin e një porti në zonën e Semanit, i cili sipas tij do të shërbente për importin e gazit natyror dhe lidhjen me gazsjellësin TAP, me synimin për ta kthyer Shqipërinë në një nyje tranziti për tregun evropian të energjisë.
Në këtë kontekst, Bojaxhi përmendi edhe zhvillimet në Gjirin e Vlorës, duke lënë të kuptohet se projektet e reja duhet të analizohen me kujdes në raport me interesin publik dhe ndikimin afatgjatë ekonomik.
Gjergj Bojaxhi: Fatkeqësisht në Shqipëri u bë ligji për koncensionet hidrike dhe menjëherë u ndryshua në 2007. Një nga debatet është Skavica, por s’më takon si ish-ministër Energjie dhe drejtues i KESH ta kundërshtojë ndërtimin e hidrocentralit.
Ajo që do bëja kritikë është mënyra jo transparente si është bërë ky proces,
Ajo që shoh si problem kryesor në këtë rast, duhet që zërat kundër të dëgjohen.
Ka qenë një koncept për të bërë një port në zonën e Semanit që do sillte super anije gjigante me gaz natyror, dhe ideja ishte që këto sasi gazi të futeshin në tubacionin e TAP. Ideja ishte dikur që meqë në Evropë ishte e vështirë, përmes tubacioneve e con në tregun evropian.
Rastësisht më vuri në dukje sot se marrëveshja e re është firmosur për të bërë dicka në Gjirin e Vlorës.
and then