
Real Madrid po përgatitet për një lëvizje të madhe në pankinë, me drejtuesit e klubit që mendojnë që të rikthejnë José Mourinhon në “Santiago Bernabéu”.
Trajneri portugez, aktualisht në krye të stolit të Benficas, shihet si ideali për të rikthyer sukseset e mëdha në Madrid. Ndërkohë, Benfica nuk ka humbur kohë, pasi nuk dëshiron të gjendet e papërgatitur.
Emri kryesor në listën e klubit nga Lisbona për të pasuar Mourinhon është Marco Silva, aktualisht trajner i Fulhamit në Premier League.Silva ka bërë një punë të vlerësuar në Angli dhe profili i tij përputhet me filozofinë e Benficas për futboll ofensiv dhe zhvillim të lojtarëve të rinj.
and then