Skandali me tenderat për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe/ A do të kërkojë sërish SPAK arrestimin e Ballukut? Prokuroria e Posaçme kërkon informacion edhe jashtë vendit

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar 15 kontrolle të reja ndaj ish ministres dhe ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe familjarëve të saj.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan për Neës24 se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, i cili rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk, ku bahskë ortak është kunati i Ballukut dhe njëkohësisht bashkëshorti i motrës së saj Pamela Qirko, Meland Qirko.

Në kuadër të hetimit, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe që kapin vlerën e qindra miliona euro. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Ndërkohë që më herët maxhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut. Nisur nga kontrollet e fundit dhe fazën e re në të cilën kanë hyrë hetimet, mbetet për tu parë nëse prokurorët e posaçëm do ta ripërsëritin kërkesën për leje për të arrestuar ish numrin dy të qeverisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×