
SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, që lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.
Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit.
Sipas konkluzioneve:
Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i reduktuar në 10 vite;
Për Emiljano Shullazin janë kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite;
Për Naim Stafukën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite;
Për Blerim Abazin janë kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj.
Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.
and then