
Në tregun real estate në Shqipëri, ideja e shtëpisë së dytë është lidhur tradicionalisht me detin. Prej vitesh, pronat e pushimit janë kërkuar kryesisht pranë bregdetit, si një vend për të kaluar disa javë larg ritmit të përditshëm, por teksa mënyra se si njerëzit jetojnë, udhëtojnë dhe investojnë po ndryshon, një tjetër kategori po fiton vëmendje: rezidencat malore.
Në këtë zhvendosje të interesit, Korça ka një pozicion të veçantë. Ndryshe nga destinacionet e lidhura vetëm me një sezon, qyteti ofron arsye për t’u vizituar gjatë gjithë vitit. Tradita, gastronomia, Pazari i Vjetër, lagjet karakteristike, muzetë dhe aktivitetet kulturore ndërthuren me rrethina të pasura natyrore si Dardha, Voskopoja, Boboshtica, Mali i Moravës, liqenet e Prespës dhe Parku Kombëtar i Drenovës. Kjo ofertë e larmishme e bën Korçën një destinacion për çdo stinë, duke i dhënë potencial të qëndrueshëm për banim dhe investim.
Pikërisht në këtë kontekst pozicionohet Belvedere Korça, rezidenca e vetme malore e këtij lloji në Shqipëri. E vendosur pranë Parkut Rinia, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, me pamje nga Mali i Moravës, kjo rezidencë është konceptuar si një lagje e re banimi që ruan lidhjen me traditën dhe kulturën e qytetit.
Kjo lidhje është e dukshme që në arkitekturë, pasi projekti merr frymëzim nga Korça e hershme dhe nga shtëpitë e saj karakteristike, duke sjellë një ndërthurje të kujdesshme mes tradicionales dhe modernes. Guri i gdhendur, kangjellat dekoruese, grilat veneciane dhe ballkonet e zbukuruara me lule janë disa prej elementeve që i japin rezidencës karakterin e saj të veçantë. Arkitektura nuk synon të dominojë peizazhin, por të bëhet pjesë e tij, duke ruajtur harmoninë me qytetin dhe natyrën përreth.
E njëjta harmoni vijon edhe në përvojën e banimit. Të projektuara për familje, për fundjavat me miqtë, por edhe për ata që kërkojnë një shtëpi ku mund të jetojnë dhe pushojnë, vilat në Belvedere Korça janë tashmë të përfunduara dhe gati për banim. Oferta plotësohet më tej edhe me apartamentet që pritet të dorëzohen brenda vitit 2026, duke sjellë alternativa të përshtatshme për ata që kërkojnë një zgjidhje më praktike, por brenda së njëjtës filozofi banimi.
Ky kombinim mes vendndodhjes, identitetit arkitekturor dhe përdorimit gjatë gjithë vitit e bën projektin tërheqës edhe nga këndvështrimi i investimit. Një pronë në një qytet me atraksione në çdo stinë ka potencial më të lartë përdorimi sesa një pronë sezonale. Në këtë kontekst, Belvedere Korça sjell një model të ri të pronës malore në Shqipëri, ku shtëpia e dytë nuk shihet më vetëm si një vend për pushime, por si një aset me përdorim, identitet dhe vlerë afatgjatë.
and then