
Bayern Munich po zhvillon një super sezon, me ekipin e Kompany që futi në “xhep” titullin në Bundesligë, ndërsa janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, Champions dhe Kupa e Gjermanisë. Një meritë të padiskutuar për këtë sezon fantastik ka edhe treshja magjike e sulmit, Harry Kane, Luis Diaz dhe Olise. Të tre lojtarët ishin protagonist edhe në sfidën e parë kundër PSG, me Kane që realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe dy sulmuesit e krahut, madje shënuan gola klasi. Pas ndeshjes kundër PSG, mediat i kanë bërë jehonë shifrave të këtij tredhëmbëshi ofensivë që po shkon në gjurmët e yjeve, apo sulmueseve që kanë shkruar historinë e futbollit botëror.
Ndaj PSG, Harry Kane kapi kuotën e 54 golave sezonal, me” bomberin” anglez që nuk di të ndalet duke kërcënuar rekordin e Robert Lewandowskit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Bayern brenda një sezoni, ndërsa ka rezervuar edhe “Këpucën e Artë” në Evropë. Me 26 gola, Kane ndiqet nga Luis Diaz, ndërsa 20 gola këtë sezon ka shënuar edhe Olise. Të tre lojtarët së bashku kapën shifrën e 100 golave në total deri në këtë këtë sezon, pa llogarit asiste, shifra me të vërtetë fantastike. Me 100 gola, ky tredhëmbësh është vënë në ndjekje të legjendave që dikur “pushtonin” Evropën.
Tredhëmbëshi më i mirë në historinë është ai i Barcelonës, “MSN” e famshme, Messi, Suarez, Neymar. Në sezonin 2015-16 të tre së bashku realizuan 131 gola. Kane-Diaz-Olise, me 100 gola barazuan një tjetër tredhëmbësh historik, “BBC” e famshme të Real Madrid, Bale-Benzema-C.Ronaldo.
Treshja e Bayern Munich ka në dispozicion të paktën edhe 5 ndeshje, 6 nëse shkojnë në finalen e Champions League, për të thyer rekorde të reja në historinë e futbollit Evropian dhe Botëror.
and then