
Gianni Infantino nuk lë vend për dyshime: Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës dhe do të luajë sipas kalendarit në Shtetet e Bashkuara. Nga Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, kreu i qeverisë botërore të futbollit theksoi se sporti duhet të shërbejë si urë bashkimi, pavarësisht tensioneve ndërkombëtare.
Megjithatë, mungesa e delegacionit iranian në këtë kongres ka tërhequr vëmendje të madhe. Zyrtarëve të federatës iraniane iu është refuzuar hyrja në Kanada, për shkak të lidhjeve të mëparshme të presidentit të federatës me Gardën Revolucionare, organizatë që autoritetet kanadeze e konsiderojnë terroriste. Episodi ndodhi në aeroportin e Torontos dhe u bë publik vetëm disa ditë më vonë.
Pavarësisht përpjekjeve të FIFA-s për të zgjidhur situatën, përfshirë edhe ofrimin e një fluturimi privat për delegacionin iranian, qëndrimi i autoriteteve kanadeze mbeti i pandryshuar.
Ndërkohë, zhvillimet kanë marrë edhe një dimension politik. Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në favor të vendimit të FIFA-s, duke mbështetur deklaratat e Infantinos për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror. “Nëse Gianni është shprehur se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës, atëherë jam edhe unë darkord. Kam besim te Gianni ai është një njeri fantastic”, u shpreh Trump.
Në këtë klimë tensioni diplomatik, një gjë mbetet e sigurt: Irani do të zbresë në fushë në Botërin e ardhshëm, në një kompeticion ku futbolli synon të mbetet mbi politikën.
and then