“Nuk takohem me ata që bëjnë gjenocid”/ Moment i sikletshëm, dështon përpjekja e FIFA-s për të ulur tensionet mes federatave izraelite dhe palestineze

Përpjekja e FIFA për të zbutur tensionet mes federatave të futbollit të Izraelit dhe Palestinës ka dështuar gjatë kongresit të fundit.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, fillimisht propozoi realizimin e një fotografie të përbashkët mes përfaqësuesve të dy palëve, si një gjest simbolik afrimi. Megjithatë, ideja u refuzua nga të dyja delegacionet.

Më pas, Infantino sugjeroi një tjetër hap simbolik – një shtrëngim duarsh mes përfaqësuesve – por edhe ky propozim nuk u pranua, duke treguar thellësinë e ndasive mes palëve.

Një përfaqësues i delegacionit palestinez deklaroi se nuk mund të shtrëngojë duart me një palë që e konsideron përgjegjëse për “gjenocid”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×