“Epidemia e heshtur”/ Gjinekologia ngre alarmin: Diagnostikimet për HIV, bëhen vite pas infektimit! Shkak i përhapjes, turizmi seksual, marrëdhëniet homoseksuale dhe…

Gjinekologia Xhensila Omeri, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me moderatoren Megi Latifi, ka ngritur alarmin për përhapjen në rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sidomos HIV-AIDS.

Sipas saj, një nga problemet më shqetësuese është fakti që shumë persona diagnostikohen pas viteve të gjata nga infektimi, madje edhe pas një dekade, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përhapjes tek të tjerët gjatë kësaj periudhe.

Omeri theksoi se trendi i infektimeve është në rritje, ndërsa shpesh rastet zbulohen jo nga kontrolle rutinë, por vetëm pasi pacientët shfaqin komplikacione të avancuara.

Një tjetër fenomen që, sipas saj, ndikon në përhapjen e këtyre sëmundjeve është edhe turizmi seksual.

“Sëmundje seksualisht të transmetueshme quhen epidemia e heshtur. Ka persona që diagnostikohen pasi kanë 10 vite të diagnostikuar, çka shton riskun për infektimin e personave të tjerë gjatë kësaj kohe.
Trendi i infektimeve është rritës, Më shumë se numrat shqetësues është fakti që diagnostikohen jo nga një check up rastësor por problemeve që shfaqen nga infektimi me HIV prej vitesh.
Meshkujt janë 3.5 herë më shumë në numër të infektuar, një nga arsyet janë marrëdhëniet homoseksuale. Nga ana tjetër meshkujt kanë më shumë partnerë se femrat dhe nuk përdorin edhe masa mbrojtëse si prezervativi.
Një nga indikatorët është edhe turizmi seksual, ka vajza që vijnë të punojnë dhe ofrojnë shërbime seksuale në vendin tonë. Kjo është evidente, kam edhe paciente të tilla që ndiqen me analiza dhe kontrolle”, tha ajo.

Mjekja apeloi për rritjen e ndërgjegjësimit, kryerjen e kontrolleve periodike dhe përdorimin e masave mbrojtëse, si mënyra kryesore për të frenuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×