
Arbër Hoxha ia ka dalë që të shënojë gol me Dinamon e Zagrebit, në transfertën ndaj Goricës, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin kroat. Në minutën e pestë, Hoxha u pozicionua mirë dhe me të djathtën, dërgoi topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Për sulmuesin e kombëtares, ky është goli i shtatë në 30 ndeshje. Në këtë edicion, ai ka dhuruar gjithashtu 5 asiste.Kujtojmë që Hoxha aktivizohet te kjo skuadër prej 3 sezonesh.
and then