VIDEO/ U përplas për vdekje nga kamioni, djali i 77-vjeçarit: Shoferi nuk duhej të largohej! Lajmin e mora vesh kur…

Djali i viktimës të aksidentit të një dite më parë në Shkodër ka reaguar duke thënë se ikja e shoferit nga vendngjarja është një gjest aspak i drejtë. Luan Bajrami, djali i viktimës Haki Bajrami përveç dhimbjes për humbjen e babait është i indinjuar edhe për faktin se drejtuesi i kamionit u largua nga vendngjarja ndërsa thotë se ai duhej të ishte ndalur.

“Isha ulur të pija një afe, më erdhi në djalë e më tha që babanë ma kishte shtypur kamioni. E gjeta të shtrirë aty, ishte edhe policia. Shoferi i kamionit ka ikur është larguar. Të paktën të ndalonte, jo të ikte ashtu, të thoshte si njeri e të sqaroheshim, duhet të ishte njeri në radhë të parë”, tha ai.

Një ditë më parë Haki Bajrami humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një kamion me drejtues shtetasin Anxhelo Plaka, 30 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen “Liria” në Shkodër teksa 77 vjeçari po ecte me karrocën e tij të dorës për të mbledhur kanaçe me të cilat siguronte bukën e gojës. Pas ngjarjes policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e kamionit Anxhelo Plaka, 30 vjeç nga Durrësi për aksidentin e shkaktuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×