Aksidenti në Kepin e Rodonit, policia jep detaje: Viktima 52 vjeç u rrëzua pasi humbi kontrollin e motorrit, gruaja e tij jashtë rrezikut për jetën

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”.

Sipas policisë, 52-vjeçari A. K. banues në Tiranë, po lëvizte në një terren me shkurre, dhe duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.

Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×