FOTO/ Rezultoi i dehur në testin e bërë nga policia pas aksidentit që i mori jetën 2 të miturve në Durrës, ky është pijaneci “vrasës” Nikoll Radaçi

Policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 2 nga 3 të miturit që po luanin me top në trotuarin pranë zonës ku banonin dhe pas testit të alkoolit, Nikoll Radaçi ka rezultuar me nivel të lartë të alkoolit, tej normave të lejuara.

Nikoll Radaçi akuzohet nga banorët se në vijimësi ka shfaqur probleme në zonën e ish-Kënetës, ku dhe banonte vetë, pasi drejtonte mjetin me shpejtësi skëterrë.

Sipas pamjeve dhe dëshmive nga vendngjarja, Nikoll Radaçi mori zvarrë fëmijët me automjetin e tij, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×