VIDEO/ 2 vëllezër dhe kushëriri i tyre, 10-vjeçarët e aksidentuar në zonën e ish-kënetës në Durrës, detaje nga aksidenti i rëndë: Automjeti i mori zvarrë, ia këputi…

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti I rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Banorët thonë se të aksidentuarit janë 2 vëllezër me origjinë nga Berati dhe kushëriri i tyre i ardhur nga Puka.

Një nga vëllezërit dhe kushëriri i tyre mbetën të vdekur në vend nga përplasja fatale e automjetit që drejtohej nga Nikoll Radaçi ndërsa vëllai tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata thonë se kjo rrugë ku ndodhi aksidenti është burim aksidentesh dhe ata janë ankuar gjithmonë.

“Njërit nga vëllezërit iu këput koka, i mori zvarrë automjeti”, thonë banorët, teksa shtojnë se babai i 2 vëllezërve ndodhet në Itali për kurim pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×