“Aksidenti me vdekje kur drejtuesi është i dehur, quhet vrasje”, eksperti për vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës: Ia kërkuam politikanëve që në 2018, por…

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho, i ftuar në “Studio 24” me moderatore Ola Bruko, deklaroi se vrasja e 2 fëmijëve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka ardhur për faj dhe të politikës.

Hasho tha se çdo aksident me pasoja fatale kur drejtuesi është i alkoolizuar duhet të klasifikohet si vrasje, duke kërkuar masa më të ashpra ndëshkimore dhe heqje të përhershme të lejes së drejtimit në këto raste.

Por, sipas tij, kjo kërkesë e ngritur që në vitin 2018 në komisionet parlamentare, nuk u miratua nga deputetët.

Ai theksoi gjithashtu se janë propozuar disa masa ligjore për rritjen e sigurisë rrugore, të cilat nuk kanë marrë mbështetje.

Eksperti shtoi se sjellje të tilla janë në kundërshtim të plotë me rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat bazë njerëzore, duke theksuar nevojën për ndërhyrje urgjente ligjore pas ngjarjeve të rënda të fundit.

Fatmir Hasho: nuk ka patur asnjë lloj frenimi, 2-3 ditë bënte të njëjtën gjë, i bënte karshillëk zonës ku jetonte. Të gjitha veprimet janë në kundërshtim me normat njerëzore pastaj me rregullat e qarkullimit rrugor.

Leja e drejtimit duhet ti hiqej për gjithë jetën. Kur ja kërkuam ne politikanëve shqiptarë, në 2018 në komisionin parlamentar, bëni atë që bëri Italia në Kodin Penal, që nëse ndodh aksident me vdekje dhe drejtuesi është i dehur quhet vrasje.

Me shumë keqardhje them se 3 propozimet e mia nuk u pranuan.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×