“12 mijë njerëz kontrollojnë 93% të kursimeve”, eksperti Gjokutaj: Pabarazia reale në Shqipëri më e thellë se statistikat

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, i ftuar në News24, ka ngritur alarmin për thellimin e pabarazisë ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se shifrat reale janë më shqetësuese sesa ato që pasqyrohen në statistikat zyrtare.

Sipas tij, ndonëse në pamje të parë duket se ekziston një lloj rishpërndarjeje, analiza e thelluar tregon një përqendrim të fortë të kapitalit dhe një dobësi të theksuar të mekanizmave buxhetorë për shpërndarjen e të ardhurave.

“Rezulton se kemi një pabarazi më të madhe të ardhurash se ajo që shprehet në statistika, si dhe një përqendrim të pasurisë kombëtare. Fitimet nuk shpërndahen proporcionalisht, por grumbullohen në duar dhe segmente të caktuara që lidhen me privilegje ekonomike, politike apo lidhje klienteliste”, u shpreh Gjokutaj.

Një nga treguesit më domethënës, sipas tij, është shpërndarja e kursimeve në depozitat bankare. Ai theksoi se rreth 7% e shqiptarëve – afërsisht 12-13 mijë individë – zotërojnë mbi 93% të totalit të pasurive në depozita, ndërsa 93% e popullsisë ndan pjesën e mbetur.

“Kjo tregon një ndarje shumë të thellë dhe një treg që nuk operon mbi parimin e shpërndarjes së drejtë të kapitalit”, përfundoi eksperti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×