
Ndaj Sassuolo-s, Milan vendosi një rekord negativ historik të pa dëgjuar më parë. Në 126 vite histori, e mbushur me trofe dhe lavdi, për herë të parë “djalli” në 5 ndeshje radhazi në Serie A ka shënuar vetëm 1 gol.
Goli i fundit që Milan ka realizuar në Serie A është ai i Rabiot kundër Veronas. Ndaj Napolit, Udineses, Juventus dhe Sassuolos, Milan doli thatë duke vërtetuar edhe një herë se sulmi mbetet pika më e dobët e kuqezinjve këtë sezon.
Me këto shifra, është e qartë që Igli Tare dhe pjesa tjetër e stafit drejtues do të nisin revolucionin pikërisht nga sulmi.
and then