NBA/ Munden Spurs, Minesota befason teksanët, Knicks fitojnë thellë nda Philadelphia-s

Nis me spektakël dhe emocione raundi i dytë i play-off-it në NBA, me dy ndeshjet e para që dhurojnë një dominim të qartë në Lindje dhe një duel dramatik në Perëndim.

Në Madison Square Garden, New York Knicks nuk lënë asnjë shans për Philadelphia 76ers, duke fituar bindshëm 137-98 dhe duke marrë menjëherë avantazhin në seri. Ndeshja vendoset që në pjesën e parë, me vendasit që krijojnë një diferencë të thellë dhe e kthejnë pjesën e dytë në një formalitet. Në qendër të vëmendjes është Jalen Brunson, protagonist absolut me 35 pikë, ndërsa mbështetje të rëndësishme jep edhe OG Anunoby me 18 pikë. Nga ana tjetër, Philadelphia 76ers shfaqen të lodhur dhe pa ritëm, me vështirësi të dukshme për Tyrese Maxey dhe Joel Embiid. Seria me 7 ndeshje ndaj Boston duket se ndikoi negativisht për 76-ers.

Krejt tjetër histori në Perëndim, ku Minnesota Timberwolves marrin një fitore të vuajtur 104-102 në fushën e San Antonio Spurs, duke përmbysur faktorin fushë. Ndeshja mbetet e hapur deri në sekondën e fundit, me Julius Randle që bën diferencën me një paraqitje të plotë prej 21 pikësh dhe 10 reboundësh. Kontribut të rëndësishëm jep edhe Anthony Edwards, që vjen nga stoli dhe shton 18 pikë.

Spurs i afrohen përmbysjes në fund, por tentativa vendimtare për tre pikë nga Julian Champagnie nuk gjen shënjestër. Megjithatë, mbrëmja mban edhe firmën e Victor Wembanyama, i cili, pavarësisht një nate të vështirë në sulm, shkëlqen në mbrojtje me 12 bllokime — një rekord historik për play-off-et — duke shtuar edhe 15 rebound dhe 5 asistime.

Një nisje e faze gjysmëfinale të konferencave që premton spektakël të madh në vijim të serive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×