Pandemi e re? Hantavirusi kundrejt COVID-it, si krahasohet infeksioni i ri me epideminë e koronavirusit

Një shpërthim i dyshuar i Hantavirus në anijen turistike MV Hondius ka shkaktuar vdekjen e tre pasagjerëve dhe infektimin e disa të tjerëve, duke ngritur shqetësime mes autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare. Anija me flamur holandez, e nisur nga Ushuaia më 20 mars për një udhëtim drejt Antarktidës, ndodhet aktualisht e ankoruar pranë Kepit të Gjelbër, ndërsa vijojnë hetimet.

Sipas raportimeve, një rast është konfirmuar në laborator, ndërsa pesë të tjerë mbeten të dyshuar. Nga gjashtë rastet e identifikuara, tre persona – përfshirë një çift të moshuar holandez – kanë humbur jetën. Një pasagjer britanik ndodhet në gjendje kritike në një spital në Afrikën e Jugut, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit po trajtohen ende në bord.

Operacioni i menaxhimit të situatës po koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale. Anija i është nënshtruar një procesi të thellë dezinfektimi dhe analizash mjedisore, ndërsa fokusi i hetimeve është te burimi i ekspozimit, pasi deri tani nuk ka prova për përhapje të gjerë nga njeriu te njeriu.

Ekspertët theksojnë se hantavirusi ndryshon ndjeshëm nga COVID-19. Ndryshe nga koronavirusi, i cili përhapet lehtësisht përmes ajrit, hantavirusi transmetohet kryesisht nga kontakti me brejtës të infektuar ose mbetjet e tyre në ambiente të mbyllura. Në rastin e anijes, dyshohet se ekspozimi mund të ketë ndodhur ose nga prania e brejtësve në bord, ose gjatë ndalesave në tokë në zona të infektuara.

Megjithëse shkalla e vdekshmërisë së hantavirusit është më e lartë – deri në 40% në raste të rënda – specialistët theksojnë se ai nuk paraqet rrezik pandemik si COVID-19, për shkak të mungesës së përhapjes së lehtë mes njerëzve. Rasti në “MV Hondius” konsiderohet i izoluar dhe i lidhur me një burim të kufizuar infektimi.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë testimin e pasagjerëve dhe analizimin e mostrave për të identifikuar llojin e saktë të virusit dhe për të kuptuar origjinën e shpërthimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×