
Zbardhet dinamika e plotë e aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe plagosi një tjetër në Durrës.
Në një video të siguruar nga , shihet momenti kur shoferi Nikoll Radaçi lëviz me shpejtësi të lartë me automjetin “Benz” në një zonë të banuar, në kundërshtim me deklarimet e tij.
Ai kishte pretenduar se kishte konsumuar vetëm një birrë dhe se po qarkullonte me rreth 30 km/h.
Pamjet filmike tregojnë një realitet tjetër: fuoristrada e drejtuar prej tij dyshohet se lëvizte me një shpejtësi mbi 70-80 km/h në rrugën ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Disa sekonda para përplasjes fatale, në vijat e bardha kalon një këmbësor. Për ta shmangur, 57-vjeçari i bie borisë, por dyshohet se për shkak të gjendjes së dehur humb kontrollin e mjetit, del nga rruga dhe hipën mbi trotuar, duke përplasur për vdekje dy të miturit dhe duke plagosur një tjetër.
Edhe në këtë rast 57-vjeçari bie ndesh në deklarime pasi pretendonte se një mjet tjetër i kishte dalë nga një kthesë aty pranë dhe devijoi për ta shmangur atë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por u arrestua vetëm pak minuta më vonë nga policia. Ndërkohë, këtë të martë, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
and then