
“Mançester është shtëpia ime, aty jeton e gjithë familja, por nuk më mungon. Nuk kam asnjë plan të largohem nga Chelsea”. Këto janë fjalë të thëna nga Cole Palmer, pak kohë më parë, i pyetur në lidhje me të ardhmen. Situata ka ndryshuar këtë periudhë, pasi Chelsea po kalon një krizë të madhe ku janë totalisht jashtë çdo objektivi sezonal, në valle ka mbetur vetëm FA Cup, aty ku në finale dhe do të përballen me Man.City.
Në shtëpinë e Chelsea shpresojnë shumë që të fitojnë këtë trofe, në mënyrë që të sigurojnë një vend në Evropë, në të kundërt në Londër pritet të ketë një tjetër revolucion.
Me rregullat e Fair Play Financiar që i qëndrojnë mbi kokë, pa trofe dhe pa Evropën, te Chelsea janë të detyruar të shesin, të sakrifikojnë dikë dhe ky mund të jetë pikërisht Cole Palmer, një lojtar për të cilin ka një interes të fortë nga ana e Man.United. “Djajtë e kuq” shohin te fantazisti i Chelsea përforcimin ideal në kuadër të sezonit të ri ku do të jenë të angazhuar edhe në Champions League.
Sigurisht, të arrijnë të Palmer nuk do të jetë e lehtë pasi duhet një sforco e fortë ekonomike, por diferencën mund ta bëjë dëshira e lojtarit. Në të njëjtën kohë, mbetet për t’u kuptuar se cili do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t dhe plani i tij për Palmer.
and then