
Dion Gallapeni u pajis me pasaportë shqiptare gjatë muajit prill. Mbrojtësi shqiptar pritet të jetë pjesë e një transferimi të bujshëm në merkaton e verës, pasi Atalanta dhe Bolonja janë interesuar për shërbimet e tij.
21-vjeçari ndodhet aktualisht në huazim te Uisla Plok. Këto të fundit gëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit nga Uidzeu Lodz në Poloni.
Karrierën e niste te Prishtina, ndërsa nga ky edicion po luan në Poloni. Me përfaqësuesen e Kosovës po ashtu ka bërë mjaft mirë, ndaj edhe dy klubet e Seria A shprehën interes.
Uidzeu Lodz pagoi 250 mijë euro për të siguruar kartonin nga Prishtina në verë. Dhe kontrata atje i përfundon në vitin 2029.
and then