VIDEO/ Tirana sheh drejt mbijetesës, fiton ndaj Vllaznisë, Flamurtari bie nga kategoria

Këtë të mërkurë u luajt java e parafundit e kampionatit shqiptar, ku nuk munguan rezultatet interesante. Tirana triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë në “Klasiken e Shqipërisë”, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”. Ky sukses afron edhe më shumë bardheblutë me objektivin mbijetesë, teksa tashmë e shohin veten në vendin e gjashtë me 41 pikë.

Nuk ia del Flamurtari, me vlonjatën që kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pas barazimit 1-1 me Teutën. Edhe pse Flamurtari shënoi i pari, nuk mbrojti dot rezultatin, duke u “përshëndetur” kështu me Superioren.

Në ethet e mbijetesës edhe Vora, që barazoi 2-2 me Dinamon. Dinamovitët kaluan në avantazhin e dyfishtë, por vorakët u kthyen në lojë dhe morën një pikë në “Air Albania”.

Bylis fiton 2-1 ndaj Elbasanit dhe beson shumë tek qëndrimi mes më të mirëve në elitë. Në sfidën tjetër, Egnatia mundi me shifrat 2-0 Partizanin, në debutimin e trajnerit Nevil Dede tek rrogozhinasit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×