
UEFA ka hapur një hetim urgjent lidhur me ndeshjen gjysmëfinale të kthimit në Chamoions mes FC Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, pas polemikave të forta rreth arbitrimit.
Sipas mediave, menjëherë pas përfundimit të takimit, një zyrtar i lartë anonim kontaktoi zyrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke kërkuar nisjen e një hetimi të menjëhershëm. Shkak u bënë tre vendime të diskutueshme të arbitrit João Pinheiro, të cilat thuhet se dëmtuan Bayern Munich gjatë ndeshjes.
Gjithashtu, Pinheiro mësohet se ka kontaktuar me Presidentin e PSG, Al Khelaifi, përpara fillimit të takimit. Të presim e të shohim si do shkojnë gjërat në ditët në vijim.
and then