“Var këpucët në gozhdë”, Niklas Süle lë futbollin në moshën 30 vjeçare

Niklas Süle i jep fund futbollit të luajtur. Mbrojtësi i Borussia Dortmundit ka njoftuar se do të tërhiqet në fund të sezonit, në moshën 30-vjeçare, pas problemeve të shumta fizike që kanë shoqëruar karrierën e tij në vitet e fundit.

Vendimi erdhi pas dëmtimit të fundit në gju, të pësuar në sfidën ndaj Hoffenheimit në Bundesliga. Fillimisht u dyshua për një tjetër këputje të ligamentit të kryqëzuar, një traumë që Süle e kishte kaluar dy herë më parë gjatë karrierës. Edhe pse analizat përjashtuan dëmtimin më të rëndë, mbrojtësi gjerman vendosi të mbyllë përfundimisht kapitullin e futbollit profesionist.

Karriera e tij nisi te Hoffenheim, përpara se të transferohej te Bayern Munich, ku fitoi pesë tituj kampionë në Bundesliga dhe një Champions League. Prej vitit 2022 ishte pjesë e Borussia Dortmundit, klub me të cilin do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës.

Në total, Süle numëron 299 paraqitje në Bundesliga dhe mbetet një nga mbrojtësit më të rëndësishëm gjermanë të dekadës së fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×