
Bodrumspor fitoi 2-0 ndaj Pendikspor, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Play Off për ngjitjen në elitë. Sulmuesi kuqezi i Bodrumspor, Taulant Seferi la gjurmën e tij në këtë sfidë. Ai realizoi gol në minutën e 81-të, pas një asisti të Ali Habesoglu. Në këtë takim luajtën edhe Arlind Ajeti e Omar Imeri.
Pas takimit, paraqitja e Seferit u vlerësua me notën 7.4. Kujtojmë që për lojtarin e kombëtares ky është sezoni i dytë me Bodrumspor.
and then