VIDEO/ Pamje nga vendi ku ndodhi atentati në Gjashtë/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e sotme, është kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Siç raporton gazetarja e News24, Shpresa Dine, 66-vjeçari ishte pronar i një karburanti në Gjashtë i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×